E PADËGJUAR/ Njihuni me trakte anti-komuniste: poshtë duhanxhiu Enver Hoxha(!)

Në përshtypjen tonë, trakti është një produkt propagandistik komunist, me logon e famshme V.F.L.P – vdekje fashizmit, liri popullit!

Por ka dhe trakte anti-komuniste dhe një i tillë është dhe ai ku ndërsa Mehmet Shehu quhet satrap, Enveri, eprori tij quhet… thjesht duhanxhi, një xanxë e padëgjuar më parë, pasi në fjalorin e përditshëm shqiptar nuk rezulton fjalë me konotacion negativ, si fjala vjen pijanec. E nuk ka qenë vetëm por një por disa, ku në kokat e tyre, naivisht është cilësori “shokë”, pra me konotacion komunist.

“Thirrje

Shokë!

Luftoni për Liri për jetën e Lumtur

Mos kini frikë nga vdekja se pse kush e bën vehten për atdhe nuk ka vdekur por ka le.

Poshtë Stalini dhe satelitët e tij, poshtë duhanxhiu Enver Hoxha, poshtë satrapi Mehmet Shehu.

Poshtë partia Pseudo Komuniste”

Po kush i ka sajuar atë? Nga e kanë burimin? Nga ç’mendje, nga ç’duar? Nga datojnë?

Bëhet fjalë për trakte të gjetur në fillim të viteve ‘50 në Vlorë. Eshtë një ngjarje gati e panjohur deri më sot, e që do shfaqet si dokumentar të martën në mbrëmje në A1 Report, përgatitur nga gazetarja e njohur e arkivave, Admirina Peçi.

Bëhet fjalë për tre adoleshentë gjimazistë, ku mes tyre veçohet Rreshat Kripa, sot 83 vjeç, që atë kohë vendos të ndërmarrë akte anti-komuniste pasi regjimi ia arreston të vëllanë, ndërkohë që dhe babanë e kishte një tregtar të njohur, jo dashamirës me regjimin.

Kështu, Reshatit së bashku me dy bashkëmoshatarë i ngrihet mendja që ta luftojë regjimin komunist që kishte më pak se një dekadë i instaluar në Shqipëri, duke përdorur një prej metodave të tij, atë me trakte.

Ka një zhvillim që i ka trazuar keqazi organet e Sigurimit të Shtetit në atë kohë, që as u shkonte mendja se pas atyre fletushkave armike gjendeshin ca “mistreca” – gjykuar nga mosha, por tejet të rrezikshëm – gjykuar nga veprat. Zbulimi i tyre ka qenë krejt rastësor, diçka e shumëçka që mund të mësohet duke ndjekur dokumentarin me personazhin kryesor, Reshat Kripën. /tesheshi.com/  

 

 

auto pjese dak

Related posts