Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

E PADËGJUAR/ Shqetësim nga Vjena: Edhe Saudia tenton Ballkanin, rajoni sa më shpejt në BE

Ministrja austriake për Çështjet Evropiane, Caroline Edtstadler tha se Ballkani Perëndimor ka një rëndësi të madhe për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës dhe theksoi se të gjitha këto vende duhet të jenë një ditë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Projekti i Evropës mbaron kur të gjitha vendet evropiane, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, kanë një perspektivë evropiane”, shpjegoi ajo në një intervistë me të përditshmen e Vjenës, Kronen Zeitung.

Edtstadler tha në lidhje me këtë se ajo ishte e përkushtuar posaçërisht për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

“Këto vende kanë bërë shumë për të filluar negociatat dhe ne i mbështesim ato”, tha ajo.

Ministrja austriake tha se udhëtimin e saj të parë jashtë vendit e kishte patur në Paris, ku tha se foli me një homologe të linjës për të përcjellë se çështja e perspektivës evropiane ishte e lidhur me çështjen e sigurisë për Austrinë dhe Bashkimin Evropian.

“Ballkani Perëndimor ka një rëndësi parësore për stabilitetin dhe sigurinë. Kjo u pa në 2015 dhe 2016, pra se sa i rëndësishëm ishte Ballkani Perëndimor në ndalimin e valës së migrantëve. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar fuqishëm dhe është e rëndësishme që të gjitha vendet e rajonit të kenë një perspektivë evropiane, të cilën ata e meritojnë”, arsyetoi ajo.

I pyetur nëse qëllimi i Austrisë është që të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria të bëhen një ditë anëtare të BE-së, Edtstadler theksoi se të gjitha këto vende janë qartë pjesë e Evropës.

“Ato janë afër nesh në mentalitet. Kjo është thënë dhe gjatë Presidencës austriake. Të gjitha këto vende duhet një ditë të jenë pjesë e BE-së”, tha ajo.

Por ministrja Caroline Edtstadler theksoi se kjo nuk do thotë që këto vende të anëtarësohen në BE që vitin e ardhshëm, pasi është një proces i gjatë që të paktën i do 10 vite.

“Eshtë një proces i gjatë, i cili sigurisht do të zgjasë 10 vjet. Sidoqoftë, nëse nuk u japim atyre një perspektivë evropiane dhe sinqerisht nuk negociojmë me këto vende për pranimin, ndikimi i të tjerëve në rajon do të rritet”, paralajmëroi ajo.

Veçon fakti se ajo përfshin dhe Arabinë Saudite te synuesit për influencë në rajon krahas Rusisë, ndërkohë që të tjerë aktorë zakonisht konsiderohen Kina dhe Turqia.

Për momentin, i vetmi vend që po tenton lidhje të forta me Saudinë është Shqipëria, ku kryeministri Rama ka vizituar shpeshherë Riadin, duke nënshkruar dhe marrëveshje në shumë fusha. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts