E mbylli me Bajernin, por Ançelotin e presin krahëhapur tek Milan

Karlo Ançeloti nuk do të mbetet gjatë pa punë, pas largimit nga Bajerni i Mynihut. Pasi është ndarë në mënyrë korteziale me drejtuesit bavarezë, telefoni i Don Karleto-s, ka pritur disa telefonata interesi, e para mes të cilave, ka patur prefiksin e Milanos.

Në fakt mediat sikur dëshirojnë që Ançeloti të drejtojë Milanin, pikërisht në vitin e ringritjes, sic pretendojnë drejtuesit e klubit kuqezi. Rezultatet jo të mira që Milan po arrin nën drejtimin e trajnerit Montela, e vecanërisht mungesa e personalitetit në lojë, kanë bërë që pankina e tij të lëkundet fort.

Ndaj ardhja e një eksperti milanez, që di të prodhojë lojë e tu gjejë vendin lojtarëve, po shndërrohet në vendim gradual. Do të jenë 2 ndeshjet e rradhës së Milanit, ndaj Romës dhe Interit, që do të përcaktojnë fatin e Montelës. Për më tepër që Ançeloti është gati. /tesheshi.com/

Related posts