Auto Dak
Auto Dak

E mbijetuara 89-vjeçare e Holokaustit, sulme verbale dhe kërcënime për jetë

Një 89-vjeçare, e mbijetuar e Holokaustit, është marrë nën mbrojtjen e policisë pasi filloi të marrë kërcënime për jetë.

Liliana Segre, e cila mori çmimin “Senatore e Jetës” në Itali, ishte vetëm 13 vjeç kur u dërgua në Aushvic, kampi i vdekjes naziste në Austri.

Segre raportohet se ka marrë mbi 200 sulme verbale dhe kërcënime për jetë. Familjarët e saj thanë se nuk është e rrallë që të mbijetuarit të përballeshin me të tilla kërcënime në Itali.

Zbulimi i incidentit ka nisur një debat intensiv për antisemitizëm në Itali, vend me diktaturë fashiste deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Në përgjigje të sulmeve, Liliana Segre bëri thirrje për krijimin e një komiteti parlamentar për të luftuar urrejtjen, racizmin dhe antisemitizmin në Itali.

Ndërsa nuk ka një numër zyrtare të njohur të viktimave në Aushvic, historianët vlerësojnë të paktën 1.3 milion hebrenj të burgosur civilë dhe politik u dërguan në kampin austriak të vdekjes midis viteve 1940-1945. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts