728 x 90 Leaderboard

E mbani mend Chow Yun-Fat? Njihuni me çmendurinë e thjeshtësisë të këtij aktori

A e mbani mend të madhin Chow Yun-Fat, që gjatë viteve ’90 na marroste ne shqiptarëve me filmat e tij action?

E pra, ai konsiderohet si më i madh i filmit aziatik me karrierën ndërkombëtare. Por nuk është asgjë në raport me një virtyt që e bën atë akoma më të madh, më shume se si aktor, si njeri.

Chow Yun-Fat, 63 vjeç, ka njoftuar këto ditë se i ka dhuruar të gjitha pasurinë e tij për bamirësi.

Bëhet fjalë për një sasi prej rreth 714.000.000 dollarë.

“Gjëja më e vështirë në jetë nuk është të fitosh para, por si t’i dhurosh qetësi mendjes dhe shpirtit. Ndaj unë kam zgjedhur një mënyrë modeste të jetuari”, tha Chow Yun-Fat, që është një ëndërr për të qenë një person normal dhe të thjeshtë.

“Paraja nuk më përket, unë thjesht e menaxhoj përkohësisht atë,” u tha ai gazetarëve gjatë promovimit të filmit të ri “Projekti Gutenberg”.

Aktori jeton me vetëm rreth 100 dollarë në muaj.

Ai blen mallra me uje, përdor transportin publik dhe në vend të restoranteve të shtrenjta, preferon gatimet e rrugës.

Është gjithashtu interesante se ai vetëm kohët e fundit bleu një smartphone, pasi mbante një Nokia të blerë para 17 vjetësh, dhe kjo vetëm pasi iu difektua. /tesheshi.com/

 

 

 

 

Related posts