728 x 90 Leaderboard

E konfirmuar: opozita kosovare nuk shkon të hënën te Jahjaga

Opozita në Kosovë ka vendosur që të mos shkojë të hënën në Presidencë tek Jahjaga, ku është ftuar i gjithë faktori politik për të disktuar mbi rrugët e daljes nga kriza e rëndë disamujore.

Sekretari i NISMA-s Bilall Sherifi, tha pas takimit që mbajti opozita e bashkuar sot në zyrat e kësaj partie, se ftesës së Jahjagës do t’i përgjigjeshin vetëm në rast se ajo shpall zgjedhjet e reja.

“Një gjë e tillë nuk bëhet pasi që kjo gjë është dashur të ndodh para gjashtë-shtatë muajve, por që në këtë kohë mazhoranca është treguar si e fortë duke tentuar ta shtypin opozitën. Ftesës së Presidentes do t’i përgjigjeshim vetëm nëse do të diskutohej për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme”, deklaroi Sherifi. /tesheshi.com/

 

Related posts