E famshmja “Mary Poppins” mbush 80 vjeç por nuk ndalet (planet e afërta dhe historia e jetës)

Julie Andrews mbushi 80 vjeç dhe pavarësisht moshës së thyer, thuajse askush nuk mund ta harrojë për shkak të rolit të saj të famshëm në filmin me muzikë “Mary Poppins”, e pavarësisht kësaj, nuk ka në plan të ndalet. Pas roleve të shumta që kanë bërë historinë e kinemasë dhe i kanë dhenë shumë çmime, mes së cilave dhe një Oscar, në vitin 2016, aktorja dhe këngëtarja britanike do të sjellë një prej sukseseve të saj në teatrin e Operas në Sidnei. Andrews do të dirigjojë “My Fair Lady”, musical-in që interpretoi në Broadëay për herë të parë në vitin 1956.

Një jetë e mbushur me muzikë dhe aktrim ajo e Julie Andrews, e cila u dallua për talentin e saj dhe për zërin prej sopranoje që në fëmijëri. Bija e dy artistëve që interpretonin në rrugët e Londrës, Andrews është bërë e njohur për publikun e gjerë falë interpretimit në “Mary Poppins”, por përpara se të arrinte majat e suksesit nëpërmjet këtij filmi, aktorja ishte bërë e njohur për rolet e saj të shumta në teatër. “Isha vetëm 19 vjeç kur hipa në skenën e Breoadëay dhe prej asaj kohe, praktikisht nuk kam zbritur  më kurrë nga ajo skenë”,- tregon duke folur për muscial si “The Boy Friend” e “My Fair Lady”.

Më pas ka marrë pjesë në serialin televiziv “Hirushja” dhe suksesi erdhi nga kinemaja. “Mary Poppins” (1964) i dha mundësinë e fitimit të një çmimi Oscar në moshën 27 vjeçare, në vitin 1965.

Mirëpo, në jetën e Julie Andrews nuk ka patur vetëm lumturi dhe suksese. Në vitin 1997 iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, në të cilin humbi 5 oktavat e saj si soprano. Si pasojë e atij incidenti gjatë operacionit (për të cilin disa vite më vonë, në vitin 200 fitoi betejën ligjore kundër mjekëve që i realizuan operacionin) Andrews u detyrua të qëndronte për një kohë të gjatë në një klinikë psikiatrike, për të kaluar traumën e pësuar. “Kënga dhe këndimi është diçka që më mungon çdo ditë të jetës sime”,- ka thënë ajo në atë periudhë.

Mirëpo, as kjo periudhë errësire nuk arriti ta mposhtë. U kthye në kinema me filmin “Pretty Princes”, ku interpretoi përkrah Anne Hathaway dhe më pas incizoi rolin e Princeshës tek “Shrek” dhe të gjyshes tek “Eavle me”. I është dedikuar edhe shkrimit, duke publikuar një biografi në të cilën tregon raportin e keq dhe tejet negativ me njerkun, një njeri i alkoolizuar, i cili tentoi të abuzonte me të, si dhe një seri librash të tjerë për fëmijë.

Julie Andrews është martuar dy herë. Nga viti 1959 deri në vitin 1967 me Tony Walton, me të cilin pati edhe një vajzë, Emma, e më pas nga viti 1969 e deri në vdekjen e tij, me regjisorin Blake Edwards, me të cilin kishte dy fëmijë. Sëbashku ata adoptuan dy fëmijë vietnamezë në vitet 1974 dhe 1975.

Në karrierën e saj Andrews ka marrë shumë falënderime dhe çmime, jo vetëm Oscar si aktorja më e mirë protagoniste për “Mary Poppins” por edhe një çmim Bafta, pesë çmime Golden Globe, tre Grammy dhe dy çmime Emmy./tesheshi.com