728 x 90 Leaderboard

“E dua Jezusin, e dua Turqinë…”, Gjykata turke liron pastorin amerikan Brunson

Gjykata në Izmir urdhëroi lirimin e pastorit evangjelist amerikan Andrew Brunson, një prej shkaqeve të krizës diplomatike midis Ankarasë dhe Uashingtonit, raporton Reuters, duke shtuar se ky veprim mund të jetë hapi i parë drejt përmirësimit të marrëdhënieve midis aleatëve të NATO-s.

Gjykata urdhëroi dënim me burg prej tre vjetësh dhe 1.5 muaj për Brunson, i akuzuar për veprimtari terroriste, por është i vendosur që ai të jetë i lirë, sepse ishte në paraburgim që nga tetori 2016.

Gjykata hoqi në fillim arrestin shtëpiak për Brunson dhe ndalimin e udhëtimit, gjë që e lejon pastorin dhe familjen e tij që ta lënë Turqinë nëse nuk duan të qëndrojnë më në këtë vend.

“Teknikisht, pastor Brunson është i lirë dhe mund të shkojë në atdheun e tij nëse dëshiron. Ose nëse dëshiron edhe mund të qëndrojë. Këto janë lajme të mira për amerikanët, por edhe për tregun turk. Të gjithë e prisnin një vendim të tillë për shkak të presionit mbi lirën turke për shkak të tensioneve midis SHBA dhe Turqisë”, tha një korresponent në terren.

Dëshmitarët thanë se Brunson po qante për dënimin. Para gjykimit, pastori i tha gjykatës: “Unë jam një njeri i pafajshëm, e dua Jezusin, e dua Turqinë”.

Rasti kundër Brunson, predikues ungjillor nga Karolina e Veriut i cili ka jetuar në Turqi për më shumë se 20 vjet dhe i cili u arrestua dy vjet më parë, çoi në vendosjen e tarifave amerikane ndaj Turqisë me urdhër të presidetit Trump.

Brunson, 50 vjeç, është akuzuar në lidhje me rebelët kurdë dhe si mbështetës i Fethullah Gulenit, të cilin Turqia e akuzon si ideatorin e grushtit të shtetit në korrik 2016. Por Brunson i ka mohuar akuzat, ndërsa Uashingtoni kërkonte lirimin e tij. /tesheshi.com/

 

 

Related posts