E dini se kur gjakderdhja nga hundët bëhet një simptomë serioze?

Gjakderdhja nga hundët është një problem që prek njerëz të të gjitha moshave. Por, ndonjëherë ajo bëhet më shqetësuese, ndaj nëse ju ndodh shpesh, duhet t’i drejtoheni mjekut menjëherë.

Disa njerëz kanë simptoma të tjera që lidhen me gjakderdhjen, që përfshijnë njolla të kuqe në fytyrë, buzë dhe gjymtyrë të tjera. Këta pacientë kanë enë anormale të gjakut që shkaktojnë gjakderdhje të shpeshtë.

Kjo gjendje mund të shfaqet në çdo moshë, duke filluar nga fëmijët, por zakonisht simptomat shfaqen tek njerëzit e moshuar.

Simptomat

Në shumicën e rasteve, gjakderdhja fillon pa asnjë arsye të dukshme, si për shembull një lëndim. Simptoma të tjera janë shfaqja e njollave të kuqe në fytyrë, gojë dhe në duar.

Diagnoza e sëmundjes është një sfidë e vërtetë

Njerëz të ndryshëm shfaqin simptoma të ndryshme. Disa njerëz kanë enë të parregullta që mund të gjenden në trurin dhe mushkëritë e tyre dhe më së shpeshti simptoma e parë e sëmundjes është gjakderdhja në mushkëri ose goditje.

Trajtimi:

Çelësi për trajtim efektiv është zbulimi i hershëm. Në varësi të shkallës së zhvillimit të sëmundjes, mjekët vendosin se çfarë lloj trajtimi kërkohet. Trajtimi me lazer është një opsion. Në të kaluarën, kirurgjia ishte zgjidhja standarde, por sot ajo zëvendësohet me procedura ndërhyrëse për të vendosur anormalitetin e enëve të gjakut./tesheshi.com/