E dini sa proteina duhet të konsumojmë çdo ditë?

Proteina është kritike për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e muskujve dhe në krijimin e ndjesisë së ngopjes, pasi keni ngrënë

Lisa Sasson, profesoreshë e asocuar e vlerave ushqyese në Universitetin e NewYork, jep disa këshilla se sa proteina duhet të marrë trupi i njeriut çdo ditë.

Ajo thotë se ka një ekuacion të thjeshtë që mund ta përdorni për të zbuluar se sa duhet të hani çdo ditë.

Gjithçka që duhet të bëni është të konvertoni peshën tuaj në kilogramë dhe ta shumëzoni atë.

Bazuar në këtë, një njeri që peshon rreth 68 kilogramë nevojitet që të konsumojë 55 gram proteina në ditë.

Këtë ai do ta arrinte me një mëngjes që përbehet nga dy vezë dhe një tost, një sanduiç gjel deti për drektë, dhe një darkë me bazë djathi dhe fasule të fërguara. Kështu do të merrni rreth 70 gramë proteina në ditë./tesheshi.com/