728 x 90 Leaderboard

E dini dallimin mes Eau de Toilette dhe Eau de Parfum?

Jeni adhurues të parfumeve dhe aromave të mira por e keni pasur të vështirë deri më sot të kuptoni dallimin mes një EDP-je dhe EDT-je, apo nëse parfumi është origjinal apo fallco?

Parfumet ndryshojnë nga njëri tjetri, bazuar në përqendrimin e përbërësve aromatikë në ujin e parfumit. Përqindja e tyre tregon edhe kohën sa zgjat aroma e parfumit në trup.

Kështu:

Eau fraîche: përqendrimi – 1% -3%, zgjat më pak se 2 orë

Eau de Cologne: përqendrimi – 2% -4%, zgjat deri në 2 orë

Eau de Toilette: përqendrimi – 5% -15%, zgjat deri në 4 orë

Eau de Parfum: përqendrimi – 15% -20%, zgjat deri në 5-6 orë

Parfum: përqendrimi – 20% -30%, zgjat deri në 10 orë

Normalisht, në bazë të përqendrimit dhe të sasisë, varion edhe çmimi./tesheshi.com/

Related posts