728 x 90 Leaderboard

E dhëna: Shqipëria ushqen Kosovën me kastravecë, i eksporton 3 milion kg në vit

Kosova, edhe pse ka shtuar prodhimin e shumë produkteve bujqësore, duke zgjeruar rrjetin e përpunimit për të plotësuar nevojat e konsumit në vend, siç duket nuk po mund të shmang importin e tyre që lidhen më bujqësinë.

Sipas të dhënave të Agjencisë e Statistikave të Kosovës (ASK), kultura e kastravecit të mbjellë në vend është 258.88 hektarë, kurse prodhimi i tyre është 10.4 ton, ku  rendimenti pra arrin deri në 40.3 ton për hektarë. Dhe ky tregues nuk ka mjaftuar për ta ndalur importin e kësaj kulture.

Ndërsa referuar të dhënave të Doganës së Kosovës, dërguar tesheshi.com, gjatë vitit 2016 janë importuar 5.2 milionë kilogramë kastravecë, me një vlerë të përgjithshme prej 1.8 milionë euro, kurse në vitin 2017 ka rënë importi i kësaj kulture duke u importuar rreth 5.1 milionë kilogramë kastravec me vlerë prej 1.7 milionë euro.

Eksportuesi kryesor i kastravecit në drejtim të Kosovës mbetet Shqipëria.

Për këtë vit, shteti shqiptar në tregun e Kosovës ka sjellë 3.3 milionë kilogramë kastravecë që kapin vlerën e 1.1 milionë eurove, ndërsa sa i përket vitit 2017 ka patur ngritje të importit ku janë importuar 3.9 milionë kilogramë kastravecë me vlerë 1.3 milionë euro.

Krahasuar me rajonin, pas Shqipërisë, vendi ynë më së shumti kastravec importon nga Maqedonia dhe Serbia.

Duke iu referuar të dhënave të Doganës së Kosovës, nga Maqedonia për vitin 2016 janë importuar 1.1 milionë kilogramë kastravec me vlerë prej 269.2 mijë eurove, kurse në vitin 2017 ka patur rënie të importit nga ky shtet duke u importuar 493.6 mijë kilogramë kastravecë me vlerë 95.4 mijë euro.

Sa i përket importit të kastravecëve nga Serbia në drejtim të Kosovës, nuk është i madh. Në vitin 2016 janë sjellë 17.2 mijë kilogramë kastravecë, me vlerë prej 3.9 mijë euro, ndërsa në vitin 217 ka patur rënie të madhe të importit të kastravecit nga shteti fqinj, Serbia.

Ndërsa prej vende tjera, Kosova import kastravecë edhe nga Turqia, ku në vitin 2016 janë importuar rreth 484.7 mijë kilogramë kastravecë, me vlerë 207.3 mijë euro, kurse në vitin 2017 ka patur rënie të importit të kësaj kulture duke importuar rreth 330.1 kilogramë kastravecë me vlerë 175.1 mijë euro.

Kurse nga Greqia, Kosova për vitin 2016 ka importuar rreth 370.2 mijë kilogramë kastravecë me vlerë 174.5 mijë euro, ndërsa në vitin 2017 kam importuar rreth 318.1 mijë kilogramë me vlerë 193.3 mijë euro.

Shkëlzen Rrecaj – /tesheshi.com/

 

Related posts