E dërguara e PE për Shqipërinë, rrëzon tezën e PD-së: zgjedhjet e 25 qershorit ishin më të mirat

Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Monica Macovei, ka deklaruar se nëse vendi kërkon hyrje në BE, atëherë nuk duhet të bëjë zgjedhje duke blerë njerëz për të votuar partitë që kanë para.

Gjatë tryezës “Takimi i 12-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Bashkimi Evropian- Shqipëri”, Macovei theksoi se një ligj zgjedhor ndihmon vendin për të punuar të gjithë së bashku.

“Nuk duhet bërë presion, nuk duhet përdorur administrata, është një fenomen që po ndodh në shumë vende. Dua t’i bazohem raportit të OSBE-ODIHR për Shqipërinë, disa prej rekomandimeve janë realizuar. Ka shumë punë përpara për të bërë.

Mes rekomandimeve autoritetet duhet të merren me reformën zgjedhore, është shumë e rëndësishme, që të ecet përpara. Duhet të ketë harmonizim, sa i përket medias dhe fushatës, duhet të jenë të gjithë bashkë për zbatimin e reformave dhe jo të ndodhë e kundërta. Një ligj zgjedhor ndihmon çdo vend dhe për ne është e rëndësishme të punojmë të gjithë së bashku, të bëhen ndryshime në ligje”, deklaroi zyrtarja e PE.

Më tej, referuar akuzave të shumta të opozitës, zyrtarja e lartë e BE ka kundërshtuar ato të Bashës, duke shtuar se zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit ishin më të mirat.

“Nuk mund të themi se kanë qenë zgjedhjet më të këqija, se ne kemi pasur delegacionin tonë, përkundrazi kanë qenë zgjedhje të mira”, shtoi ajo. /tesheshi.com/

Related posts