728 x 90 Leaderboard

E çuditshme: Këtë sezon, 8 futbollistë të Barcelonës kanë realizuar gola më pak se djali 2-vjeçar i Pikes

Gjatë festimit të titullit të 23-të, në La Liga për Barcelonën, në fushë u paraqit Milan Pike, djali i madh i futbollistit Gerarrd Pike dhe këngëtares kolumbiane Shakira. Ai realizoi golin e parë në fanelën e të atitt të tij, gjë të cilën nuk arritën ta bënin 8 shokët e tij gjatë gjithë edicionit.

Shiko videon: https://www.youtube.com/watch?v=L3YfiWu7abM

8jugadoressingol_1

 1.Javier Maskerano

Qendërmbrojtësi argjentinas është paraqitur në 28 ndeshje për Barcelonën këtë edicion, duke u ndëshkuar tetë herë me karton të verdhë dhe një kuq, mirëpo statistika nuk arriti të regjistrojë në fazën ofansive duke mos realizuar asnjë gol këtë edicion.

8jugadoressingol_2

2.Sergi Roberto

Mesfushori i ri që vjen nga academia e La Masias është paraqitur vetëm 12 herë këtë sezonë, duke regjistruar 507 minuta lojë, por që nuk ishin të mjaftueshme për ta qëlluar të paktën njëherë portën.

 

 

8jugadoressingol_3

3.Douglas Pereira

Vetëm dy paraqitje këtë edicion, mbrojtësi i ardhur me shumë bujë tek Barcelona të paktën për shumën qëu ble (16 milionë). 100 minuta të plotë lojë, vetëm dy paraqitje dhe as që mund të bëhet fjalë për ndonjë gol për brazilianin.

8jugadoressingol_4

4.Tomas Vermalen

Ka mjaftuar një paraqitje për ta fituar titullin e parë te blaugranasit. Por, pa arritur të lërë gjurmë më tepër pasi mungoi gjatë gjithë edicionit për shkak të lëndimit. Edhe në ato pak minuta që i zhvilloi nuk pati mundësi të rrezikoj ndonjëherë portën se lerë më të realizoj ndonjë gol.

8jugadoressingol_5

                                                                                     5.Adriano Korreria

Mbrojtësi i krahut të majtë, Adriano është paraqitur 16 herë për katalanasit këtë edicion, përpos disa harkimeve të mira që ka kryer, këtë edicion nuk kemi patur mundësinë të shohim ndonjë gol të bukur nga ai.

8jugadoressingol_6

6.Dani Alves

Dikur ankth i kundërshtarëve për goditjet e tij të fuqishme dhe super golat e tij. Tani kuota e tij e golave është e barabartë me 0. Plotë 2524 minuta lojë, në 30 paraqitje por pa ndonjë sukses për të realizuar ndonjë gol këtë edicion.

 

8jugadoressingol_7

                                                                                         7.Andres Iniesta

Ky sezon ishte ters edhe për gjeniun e mesfushës, spanjollin Andres Iniesta. Për çudi, “Don Andres” këtë edicion garish nuk realizoi asnjë gol.

8jugadoressingol_8

8.Martin Montoya

Tetë paraqitje për lojtarin e tetë më rradhë nuk ka realizuar asnjë gol këtë edicion. Alo mbrojtësi që ishte zëvendësues i Alvesit e zëvendësoi edhe me koutën e golave, pasi e kanë të zbrazur që të dy. /tesheshi.com/

Related posts