E bujshme/ Refuzimi i Cakajt, Rama: unë në vend të Bushatit si i ministër i Jashtëm

Do jetë vetë kryeministri Rama ai që do zërë vendin e Ditmir Bushatit në krye të diplomacisë shqiptare. Vendimi i bujshëm është publikuar nga vetë i pari i qeverisë me anë të një mesazhi në Tëitter.

“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, shkruan Rama.

Ditë më parë, në kulmin e zhurmës për çështjen Cakaj, u përfol se presidenti Meta ia ka kërkuar një gjë të tillë Ramës, gjatë kontestimit të emrit të të riut nga Kosova. Kështu, Rama ndjek precedentin Tsipras, i cili po ashtu po bën dhe ministrin e Jashtëm pas dorëheqjen së Kotziasit.

Siç e jep të kuptuar dhe nga mesazhi i tij, Rama do e ushtrojë detyrën edhe të ministrit të Jashtëm deri në formimin e Gjykatës Kushtëtuese, te e cila më pas do drejtohet për ta zgjidhur ngërçin me presidentin. /tesheshi.com/         

auto pjese dak

Related posts