Auto Dak
Auto Dak

E BEFASISHME/ “Bomba” e Merkelit: Europa, gati për t’u përballur me SHBA, Kinën dhe Rusinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se mendon që rendi botëror i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore nuk është më ai që ishte dhe se Shtetet e Bashkuara janë praktikisht në një linjë me Kinën dhe Rusinë si kundërshtarë të Evropës.

“Nuk ka dyshim se Evropa ka nevojë për të ripozicionuar veten në një botë të ndryshuar”, tha Merkel në një intervistë me gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”, e cila është publikuar nga “Guardian”-i britanik.

Ajo tha se Evropa, në përballje me sfidat e shfaqura nga SHBA, Kina dhe Rusia, duhet të bashkohet dhe të formojë një front të përbashkët.

Angela Merkel, i cili kohët e fundit u largua nga drejtimi i CDU-së që dhe që njoftoi se nuk do të kandidojë më për kancelarE, tha në intervistë se aleanca tradicionalisht të fortë ushtarake dhe diplomatike mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara tani gjendet e lëkundur.

Kjo nuk është një risi e veçantë, por sipas disa mediave, vendosja e Shteteve të Bashkuara në të njëjtën kategori me Kinën dhe Rusinë me siguri po befason shumë në të dy anët e Atlantikut

“Ato (Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara) do na detyrojë që përsëri ne të kemi një qëndrim të përbashkët. Shpesh është e vështirë, për shkak të interesave tona të ndryshme, por ne mundemi të kemi ende sukses”, arsyetoi Merkel.

Qëndrimi i saj shpjegohet me rritjen e populizmit tek krahu i djathtë, me efekte si zgjedhja e Trump apo Brexit, që sipas Merkelit po ndryshojnë rrënjësisht rendin botëror dhe po shtyjnë BE-në në mbrojtje.

Tre vjet më parë, natyrisht, situata ishte krejtësisht e ndryshme.

Merkel dhe Obama ishin shumë të afërt dhe nuk kishin mosmarrëveshje të mëdha në ekonomi dhe politikën e jashtme.

“Shumë njerëz janë të shqetësuar në lidhje me Evropën, duke përfshirë edhe mua. Kjo do të thotë që ne të ndjehemi më të detyruar për t’u bashkuar dhe për të siguruar që Europa ka një të ardhme”, tha Merkel.

Dhe presidenti francez Emmanuel Macron shprehu shqetësim rreth rritjes së pikëpamjeve ekstremiste, duke thënë se “nëse dëmtohet kjo Evropë, nuk ka asnjë mënyrë që të mund të kemi një Evropë më të fortë”, raportoi AP.

Ai paralajmëroi se kjo mund të çojë në një botë që do të udhëhiqet nga një “G-2”, pra vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Macron vlerësoi BE-në, kur tha se në 70 vitet e fundit ka bashkuar 28 “kultura të forta kombëtare”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts