Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Dy shkencëtare, fituese të Nobel-it në kimi: cila është shpikja e tyre

Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer A. Doudna fituan çmimin Nobel në Kimi për shpikjen e mjetit Crispr, i cili mund të ndryshojë me saktësi të madhe ADN-në e kafshëve, bimëve dhe mikroorganizmave.

Sipas Goran K. Hansson, Sekretari i Përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, çmimi i këtij viti lidhet me rishkrimin e kodit të jetës me ndihmën e “gërshërëve gjenetikë” të quajtur CRISPR-CAS9.

Charpentier dhe Doudna zbuluan një mjet që i lejon studiuesit të ndryshojnë ADN-në e kafshëve, mikroorganizmave dhe bimëve.

Siç është thënë, kërkimi i tyre i baterive të jonit litium hodhi bazat e një shoqërie pa tel dhe pa karburante fosile.

Doudna ka lindur në 1964 në Shtetet e Bashkuara dhe aktualisht punon si profesore dhe shkencëtare.

Charpentier ka lindur në 1968 në Francë dhe punon në Gjermani si drejtor i njësisë Max Planck. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts