Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Dy anëtarë të FETO-s të arrestuar në Kosovë, dënim me gjithsej 23 vjet e nëntë muaj burg

Anëtarët e organizatës FETO, Yusuf Karabina dhe Mustafa Erdem, të cilët u arrestuan në Kosovë dy vjet më parë në aksionin e Shërbimit Informativ Turk (MIT) në bashkëpunim me Zyrën e Inteligjencës së Kosovës, u dënuan me gjithsej 23 vjet e nëntë muaj burg, raporton Anadolu Agency (AA) .

Një seancë dëgjimore përfundimtare u mbajt para Gjykatës Penale në Stamboll për çështjen kundër të akuzuarve Karabina dhe Erdem, të cilët morën pjesë në të nga njësia e burgut përmes video-konferencës. Në seancë ishte dhe avokati i dy të akuzuarve, Ozgur Deniz Ozsatici.

Pas prezantimit të prokurorit, avokati Ozastici kërkoi kohë shtesë për të biseduar me të akuzuarit, gjë që gjykata nuk pranoi. Të pandehurit nuk pranuan të ishin fajtorë, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Dhoma Gjyqësore më pas lexoi aktgjykimin, sipas të cilit i akuzuari Yusuf Karabina u shpall fajtor për veprën penale të “anëtarësimit në një organizatë terroriste”, për të cilën ai u dënua me tetë vjet dhe nëntë muaj burg.

I akuzuari Mustafa Erdem u shpall fajtor për veprën e “administrimit të një organizate terroriste të armatosur”, për të cilën u dënua me 15 vjet burg.

Dhoma Gjyqësore gjithashtu deklaroi se të dy të pandehurit ishin liruar nga akuzat e aktakuzës në lidhje me veprën penale të “spiunazhit”.

Në mars 2018, Shërbimi Informativ i Turqisë (MIT) kreu një operacion kundër organizatës FETO / PDY në Ballkan dhe ekstradoi gjashtë anëtarë të saj të arratisur.

Gjatë operacionit, Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Huseyin Gunakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina u kapën dhe u transferuan në Turqi në një fluturim special.

Organizata FETO e klerikut Fetullah Gulen konsiderohet përgjegjëse për përpjekjen e përgjakshme të grushtit të shtetit në Turqi natën e 15 korrikut 2016. Për këtë arsye, nha autoritet zyrtare turke është shpallur si “terroriste”. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com