728 x 90 Leaderboard

Dy amerikanë e një britanik, fituesit e Nobel-it në Kimi

Nobel-n në Kimi për këtë viti, e morrën Frances Arnold dhe George Smith nga Shteteve të Bashkuara dhe Gregory Winter nga Britania e Madhe, tha të martën Akademia Suedeze e Shkencave.

Tre shkencëtarë janë vlerësuar për metodat që kontribuojnë në promovimin e industrisë kimike të gjelbër, materialeve të reja dhe biokarburanteve të qëndrueshme.

Gjysma e çmimit prej 8 milionë koronash suedeze (rreth 865.000 euro) do të shkojnë për Arnold, dhe gjysma tjetër do të ndajnë Smith dhe Winter.

Çmimi i Kimisë është i tretë Nobel i dhënë këtë vit, pas atyre në  Mjekësi dhe Fizikë. /tesheshi.com/

 

 

Related posts