728 x 90 Leaderboard

Duterte sulmon rëndë Kishën Katolike filipinase: Zoti im, ndryshe nga i saj!

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte tha se peshkopët katolikë në vend janë “budallenj të padobishëm” dhe se ata “duhet të vriten”. Ishte ky një reagim ndaj  krëreve të Kishës Katolike filipinase, e cila kundërshton llojin e luftës së zgjedhur kundër drogës e drogmenëve.

Në një fjalim në pallatin presidencial, ai u tha medias lokale: “Këto peshkopë që keni këtu, vritini. Ata janë budallenj të padobishëm. Kritika është e vetmja gjë që ata bëjnë”.

Duke folur për zyrtarët e qeverisjes vendore, udhëheqësi i Filipineve iu kthye Kishës Katolike, duke e quajtur atë “institucionin më monoton”.

“Perëndia ime është ndryshe nga e tyre”, theksoi Duterte, duke shtuar se kurrë nuk ka thënë se nuk beson në Zot, siç është aluduar nga rrethe kishtare.

Më shumë se 100 milionë njerëz jetojnë në Filipine, dhe rreth 90 për qind janë katolikë.

Duterte është i njohur për dhënien e deklaratave të improvizuara, pa menduar shumë për përmbajtjen e tyre.

Më parë këtë javë, ai tha se përdorte kanabis për të qëndruar zgjuar, por më vonë tha se kishte bërë shaka.

“Ata na vrasin grigjën tonë, na vrasin, barinjtë, ata e vrasin besimin dhe mallkojnë Kishën tonë”, u tha në një deklaratë e përbashkët e liderëve katolikë më parë këtë vit.

Kryepeshkopi Socrates Villegas i kërkoi Dutertes që të ndalojë persekutimin verbal të Kishës Katolike, sepse sulme të tilla çojnë në krime kundër priftërinjve “.

Presidenti Filipine tha se Kisha Katolike nuk ka autoritet moral për ta kritikuar atë, pasi skandalet që përfshijnë gra të dhunuara seksualisht janë të shpërndara në të gjithë botën. /tesheshi.com/

 

Related posts