reklama juaj ketu

Durimi i paparë i një të riu, kalon 9 orë vetëm për të gjetur fundin e kutive të Excel

Ekziston një pyetje e cila mund t’ju ketë shkuar në mendje ose jo gjatë gjithë jetës suaj: A kanë fund hapësirat e kutive në Excel?

Kur ju shkoni gjithmonë e më poshtë mund të mendoni se hapësirat në të cilat ndahet një faqe Exceli janë të pafundme, por ky përdorues i YouTube ka vendosur të bëjë një test, i cili kërkon një durim të jashtëzakonshëm.

Hunter Hobbs, një  i sapodiplomuar në universitetin e Oklahomas vendosi këtë sfidë me veten e tij, e cila konsiston në gjetjen e fundit të Excelit.

Si përfundim të riut iu deshën plotë nëntë orë për të gjetur se ku përfundonin vijat dhe rreshtat me kutitë e ndara të programit./tesheshi.com/