Auto Dak
Auto Dak

DUKURIA/ Po, sulmi në xhaminë e Oslos ishte terrorist, dhe i inspiruar nga Tarrant

Dita ditës po shtohen dyshimet se rrjetet sociale mund të kenë ndikim për të keq sa u përket përhapjes së sulmeve supremaciste, një dukuri kjo që ka marrë tatëpjetën sidomos këtë vit.

Me sulmin e fundit ndaj një xhamie në afërsi të Oslos, tashmë dyshimet janë pothuajse të vërtetuara: sulmuesi mori “inspirim” nga agresorët e çmendur të Christchurch dhe El Pasos.

Policia ka konfirmuar se agresori ishte nisur me plan për të sulmuar më armë zjarri besimtarët që kishin drejtuar fytyrat e tyre për t’iu falur Zotit, teksa identiteti i tij mbetet i fshehur, gjithnjë sipas ligjit.

Hetimi për natyrën e këtij sulmi ende nuk ka dalë plotësisht në ditë dhe mbase do të duhen disa ditë për një deklaratë të hapur nga autoritetet, e megjithatë analistët dhe kritikët vazhdojnë të drejtojnë gishtin kah përmbajtja në internet e cila është e mbushur me gjuhë të urrejtjes.

Agresori, i cili është rreth të njëzetave, kishte postuar mesazhe në rrjete sociale, duke thënë se ishte i përzgjedhur nga “i shenjti” Brenton Tarrant, famëkeqi australian që la të pajetë 51 persona në dy xhami të Zelandës së Re në muajin mars.

Pasi mediat rrëmuan nëpër rrjetet e tij sociale, dolën në pah qasjet e tij supremaciste, duke qenë se lavdëronte ngjarjet që tronditën El Pason, sinagogën e Kalifornisë si dhe xhamitë në Zelandë

Sa për të mos harruar, sulmi i xhamisë i së shtunës erdhi shtatë vite pasi teroristi i bardhë, Anders Breivik, la të pajetë 77 persona, ngjarja më e rëndë që kishte goditur ndonjëherë qytetin e njohur për qetësi dhe prosperitet. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts