728 x 90 Leaderboard

Duke punuar në kopsht gjejnë çantën me stoli ari

Një çift në Staten Island të New Yorkut është befasuar shumë kur gjatë punimeve në kopshtin e tyre kanë gjetur një valixhe misterioze të mbushur me para e stoli të vjetra

Brenda sefit kishte 52 mijë dollarë dhe stoli me diamante si dhe shumë unaza të arta. Megjithatë, ata e kuptuan që valixhja kishte të bënte me një vjedhje.

Përveç arit dhe parave, në këtë valixhe kishte edhe një letër, në të cilën ishte adresa e një shtëpie e cila gjendej në lagjen në të cilën banojnë çifti që gjetën paratë.

Pasi shkoi në shtëpinë në të cilën ishte adresa në sef, burri gjeti që fqinjët e tyre ishin plaçkitur në vitin 2011. Kështu, ata kthyen çdo gjë të gjetur te pronarët e plaçkitur./tesheshi.com/

Related posts