Dubai, zjarr në ndërtesën 79 katëshe (video)

ndertesa dubai“Torch Tower”, ndërtesa luksoze 79 katëshe në Dubai u përfshi nga flakët. Sipas CNN, incidenti u shënua në orën 02:00 të mëngjesit sipas orës lokale, kur shumë njerëz ishin jashtë duke shijuar jetën e natës. Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar dhe as për viktima.

Mbrojtja Civile e Dubait, njoftoi se zjarri zgjati të paktën zgjati 3 orë, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e nisjes së tij.

Zjarri nisi fillimisht në katin e 50-të, por erërat e forta ndihmuan në përhapjen e tij edhe në katet e tjera. Dëshmitarët treguan se si copat e kësaj ndërtese kanë rënë në ndërtesa të tjera.

Mësohet se 10-14 kate të ndërtesës janë përfshirë nga flakët. Torch Tower është një prej ndërtesa rezidenciale më të mëdha në botë.

auto pjese dak

Related posts