Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

SITUATA/ Droja e Roberto Savianos: Kriza COVID, e mundshme drejt një krize politike

Shkrimtari i famshëm italian anti-mafia Roberto Saviano, shprehu frikën e tij se vatrat e infektimit me virusin koronar do të rriten në vatra të pakënaqësisë dhe rebelimit politik.

Saviano tha se dhuna dhe protestat në Napoli kundër njoftimit të qeverisë për karantinë ishin “një shprehje e dëshpërimit të njerëzve për paaftësinë e qeverisë për t’u organizuar në kohë krize, mungesë parash dhe një ndjenjë të thellë pasigurie”.

Sipas tij, të djathtët ekstremë, kriminelët, revizionistët e historisë, mbështetësit e teorive të ndryshme të komplotit, janë në aksion tashmë.

“Por do të ishte shumë e lehtë t’u atribuohen trazirat në Napoli ndikimit të grupeve kriminale dhe organizatave mafioze. Sepse organizatat kriminale fitojnë shumë para në raste të tilla emergjente,” tha shkrimtari.

Njerëzit, të lodhur nga grindjet e virologëve

Ai shprehet se njerëzit janë lodhur nga virologët e media që shkruajnë gjithçka dhe çdo gjë në emër të shkencës, dhe mbi të gjitha paaftësinë e madhe të politikanëve, të cilët nuk bënë asgjë verën e kaluar, “përveç se ata na thanë se dihet pak për virusin apo se duhet të jemi solidar”.

“Kam frikë se vatrat e infeksionit do të rriten në vatra të pakënaqësisë dhe rebelimit politik,” tha Saviano.

Ai kritikoi ashpër qeverinë “e cila nuk ka bërë ndonjë plan për mbrojtjen e punëtorëve, stabilizimin e pagave dhe shkollave në të gjithë këta muaj që nga fillimi i pandemisë”.

Ai fajësoi politikanët e partive të qendrës së djathtë të opozitës për përhapjen e dyshimit në mendimet e shkencëtarëve.

“…Nëse nuk i kuptojmë arsyet e vërteta të protestave, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të presim kryengritje politike”, tha Roberto Saviano. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts