728 x 90 Leaderboard

Drogba paralajmëron fundin e karrierës: boll, jam 40 vjeç!

Në kufijtë e dyzetave, Didier Drogba ka paralajmëruar fundin e karrierës.

E nisi me Montreal Impact, Chelsea, Galatasaray, Shanghai Shenhua, Marseille dhe Guingamp, e së fundi Phoenix Rising, ekipin amerikan ku luan aktualisht, por që padyshim shkëlqimin m të madh e pati me londinezët e Chelsea, aty ku u shndërrua në makineri golash nga më spektakolarët.

Pak kohë më parë ai mbushi 40 vjeç, e tani ka dhe mendjen e mbushur që duhet t’i thotë lamtumirë fushës së blertë.

“Është një kënaqësi e madhe për mua të luaj. Me të vërtetë kënaqem. Por ky sezon është i fundit. Unë jam 40 vjeç, është koha”, tha Drogba, një ndër yjet më të mëdhenj afrikanë të futbollit, ardhur nga Bregu i Fildishtë. /tesheshi.com/

 

 

Related posts