Drithëruese: si kalamenden rrokaqiejt gjatë një tërmeti në Filipine (video)

Një tërmet me magnitudë 6.4 në Richter goditi Filipinet këtë mëngjes dhe shkaktoi panik në mesin e banorëve të kryeqytetit Manila.

Qendra e Studimit Gjeologjik të SHBA (USGS) tha se epiqendra e tërmetit u regjistrua në qytetin Gutada, 100 kilometra në veri të Manilës.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej 40 km, dhe për shkak të panikut në Manila, njerëzit nga shumë hotele dhe qendra tregtare u evakuuan.

Deri tani nuk është dhënë asnjë informacion për viktima të mundshme.

Në rrjete u shfaq një video që tregonte se si kalamendeshin rrokaqiejt gjatë lëkundjeve të tërmetit.

“Ndërtesat po lëkunden në Manila tani, tmerrësisht, por kjo do të thotë se ato janë ndërtuar për t’u bërë ballë goditjeve të tilla”, u komentua në video. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts