Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

RASTI/ “Dritan Dajti” nordik: 34 vjet proces për vrasjen e një kryeministri, drejtësia suedeze s’ja del dot

Siç Dritan Dajti në Shqipëri, një proces “legjendë” që s’i duket fundi, ka një asish dhe në Suedi, edhe pse drejtësia në kë vend nordik është “model drejtësie”.

Dhe fjala është për vrasjen e një kryeministri e jo të një njeriu dosido.

Më shumë se 30 vjet pas ekzekutimit të bujshëm të Olof Palme, kryeministër i  Suedisë në mesin e viteve ’80, mbyllja e hetimit ka ngecur përkundër shumë indikacioneve që po hetohen që nga viti 1986, sipas autoriteteve suedeze.

Zyra e prokurorit “do të padisë ose mbyllë hetimin”, i tha AFP, Krister Petersson, Prokurori i Përgjithshëm përgjegjës i çështjes.

Kryeministri karizmatik socialdemokrat Olof Palme, 59 vjeç, u qëllua dhe u vra me armë zjarri në trotuar në Stokholm, më 28 shkurt 1986, ndërsa qe në këmbë e po kthehej nga kinemaja me gruan e tij, pa patur eskortë sigurie.

Vrasësi i tij arriti të shpëtonte, duke marrë me vete dhe armën që nuk u gjet asnjëherë.

Me rastin e 30-vjetorit të vrasjes së Palme-s, kryeministri në detyrë Stefan Loefven foli për një “plagë ende të përgjakur dhe ende të pambyllur”.

Mijëra janë dëgjuar, dhjetëra kanë marrë përsipër përgjegjësi për aktin, dhe dosja në rafte është e gjatë 250 metra.

Vdekja e të dyshuarit të parë mund të ishte një arsye për të mbyllyr hetimin, tha Peterson, i cili e ka trajtuar çështjen që nga viti 2017, sepse sipas ligjit suedez nuk mund të ngrihet asnjë akuzë kundër të ndjerit.

Ai është Christer Pettersson, i cili shpall fajtor në korrik 1989, por, pas disa muajsh u la i lirë me kusht për shkak të mungesës së provave.

Por ky person, i njohur dhe si narkoman, i cili dikur mburrej me vrasjen e kryeministrit, vdiq papritur në 2004, duke marrë me vete në varr dhe “misterin e arsyes së vrasjes”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts