728 x 90 Leaderboard

‘Dridhet’ FIFA, shumë persona të arrestuar për korrupsion

Furtunë mbi Qeverinë e Futbollit Botëror. Në orët e para të mëngjesit, 14 persona janë arrestuar në selinë e FIFA-s, pas një hetimi 20 vjeçar të Departamentit Amerikan të Shtetit për korrupsionin që ka përfshirë këtë organizatë.

Sipas CNN, agjentë të FBI kanë ndaluar dhjetëra zyrtarë të FIFA-s, të cilët pritet të dalin përpara gjykatës federale të New York që gjatë ditës së enjte. Ndërkohë që një hetim është hapur për për numrin 1 të FIFA-s, Josep Blatter.

79-vjeçari pritej të rizgjidhej këtë të premte, në krye të Qeverisë së Futbollit Botëror, por me ngjarjet e fundit vështirë se në Fifa do të ketë zgjedhje normale këtë fundjavë. /tesheshi.com/

Related posts