728 x 90 Leaderboard

Drejtorja i CIA-s në Turqi për vrasjen e Khashoggi

Një zyrtar amerikan tha të martën se drejtorja e CIA-s, Gina Haspel ishte në Turqi për të shqyrtuar rastin e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Zyrtari nuk ishte i autorizuar të fliste për vizitën dhe i kërkoi të mbetet anonim.

Vizita e Haspel në Turqi vjen një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk është i kënaqur me Riadin për sqarimin e vrasjes së Khashoggi, ndodhur tre javë më parë në konsullatën saudite në Stamboll.

Autoritetet saudite thonë se gazetari vdiq gjatë një përleshjeje me anëtarë të stafit të konsullatës.

Ndërkohë, në një reagim të fundit, presidenti Erdogan u bëri thirrje autoriteteve të Mbretërisë për të bërë çdo gjë me fuqinë e tyre në zbulimin e  të vërtetës për vdekjen Khashoggi. /tesheshi.com/

Related posts