Auto Dak
Auto Dak

REFORMA/ Drejtësia shqiptare me godinë të re, mesazh i fortë amerikan: prej këtu nis çlirimi i Shqipërisë!

Drejtësia shqiptare është bërë dhe me godinë të re, e kjo në tre-vjetorin e Reformës në Drejtësi.

E quajtur si “Poli i ri i Drejtësisë”, nga godina e re u dhanë mesazhe të forta, edhe ndërkombëtare, për mbështetje ndaj reformës së bujshme, e cila ka provokuar jo pak kriza në politikën shqiptare, siç është dhe kjo aktualja, e nisur muaj më parë me djegien e mandateve nga PD-LSI, e më pas bojkotin e zgjedhjeve lokale.

“Kjo ndërtesë do të i japë KLP-së, KLGJ-së dhe Magjistraturës një shtëpi të re dhe moderne. Do të shohë një Shqipëri më SPAK-un dhe BKH për të çliruar shqiptarët nga krimi dhe korrupsioni. SHBA ka qëndruar krah Shqipërisë dhe i kanë nxitur këto ndryshime, ne qëndruam krah Shqipërisë dhe po qëndrojmë krah Shqipërisë. Ne po qëndrojmë krah Shqipërisë teksa po ngrihet SPAK-u. Jeni të sigurt, ne do të vijojmë që të qëndrojmë krah Shqipërisë”, deklaroi  Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses-Ones.

Ndërsa një grua tjetër e fuqishme e reformës,  Shefja e ONM-s Genovefa Ruiz Calavera, apeloi politikën, atë që pjesë që nuk e do, që mos rreket të bëhet pengesë.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të ndërmarrin procesin pa asnjë vonesë. Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur. Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet”, tha zyrtarja e lartë spanjolle që është në krye të monitorimit ndërkombëtar të Reformës në Drejtësi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts