DREJTËSIA/ Ish-nazisti i mitur nën akuzë: 17 vjeç roje kampi, me 5,230 vrasje mbi shpinë

Zyra e prokurorisë gjermane tha të enjten se një ish-roje në një kamp përqendrimi nazist është vënë nën akuzë për 5,230 pjesëmarrje në vrasje, pra edhe pse ka qenë një roje e jo një vrasës i drejtpëdrejt.

Prokuroria e Hamburgut ka deklaruar se ai është  92-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik, akuzat ndaj të cilit janë për “ndihmën ndaj së  keqes”. Fjala është për vrasjen e të burgosurve kryesisht hebrenj në kampin përqendrimit Stutthof, ku ai punoi si roje nga gushti 1944 deri në prill 1945.

Thuhet se ky njeri, në atë kohë 17 apo 18 vjeç, ishte “një rrotë të vogël në makinerinë vrastare”, pasi mijëra njerëz në fund të Luftës së Dytë Botërore, u helmuan në dhoma gazi ose vdiqën nga uria.

Gazeta gjermane Welt raportoi se i akuzuari, tashme një plak me një këmbë në varr, e ka pranuar para autoriteve se ai njihte ekzistencën e dhomave të gazit në Stuttthof dhe se si e shihte transferimin e trupave në krematorium.

Welt ka njoftuar gjithashtu se është fjala për një njeri të quajtur Bruno Dey nga Hamburg.

Kampi i përqëndrimi Stutthof ishte vendosur në afërsi të Gdanskut në Poloni.

Mbi 110,000 njerëz kaluan nëpër këtë kamp, ​​nga të cilët 65,000 vdiqën.

Pavarësisht nga mosha e tij, i akuzuari do të ndiqet penalisht para një gjykate për të mitur në Hamburg, pikërisht nga fakti se ai ishte 17 vjeç kur filloi të punonte në Stutthof…si roje. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts