Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Dramë keniane: i vdekuri ringjallet në morg, mbathin ia mbathin të tmerruar (video)

Një dramë e vërtetë u zhvillua në spitalin Kapkatet në Qarkun Kericho, Kenia, pasi një pacient 32-vjeçar u “ringjall” në morg.

Peter Kiplangat Kigen thuhet se u dërgua në spital të martën në mëngjes pasi u alivanos e ra pa ndjenja në shtëpi.

“Peteri po vuante nga një sëmundje stomaku që na detyroi ta çonim në spital urgjentisht,” tha xhaxhai i tij.

Xhaxhai tha se infermierja që pranoi Peterin në spital e “kontrolloi” sipërfaqësisht përpara se ta shpallte atë “të vdekur”.

Pacienti u transferua menjëherë në morg, ku menjherë filloi procedura e ruajtjes së trupit.

Sipas xhaxhait, një nëpunës në morg bëri një prerje në këmbën e djathtë të pacientit që do të përdorej për të injektuar formalinë në trup.

Në atë moment pacientit iu kthye vetëdija dhe filloi të ulëriste nga dhimbja duke bërë që personeli afër tij të iknin të çmeritur duke menduar se i vdekuri ishte “ringjallur”.

Mediat keniane raportojnë se Peteri është kthyer në repartin e spitalit ku iu dha ndihma e parë dhe aktualisht po shërohet.

Familja e tij tani po kërkon drejtësi, duke akuzuar spitalin për neglizhencë.

auto pjese dak

Related posts