Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Dr. Skënder Brataj: Vaksinimi nisi, ja kur parashihet fundi i belasë COVID

Në një intervistë për A1 Report, kreu i Urgjencës Kombëtare, njëherësh anëtar i Komitetit COVID, Dr. Skënder Brataj, tha se nuk besonte që Shqipëria mund ta arrinte kaq shpejt nisjen e vaksinimit, siç ndodhi një ditë më parë.

Kush e priste që vaksinimi do të niste dje. Unë mendoj se numri për Shqipërinë do të plotësohet. Edhe COVAX po ecën përpara. Ne garantuam 500 mijë doza jashtë kësaj marrëveshjeje. Janë të tjera marrëveshje të qeverisë me shtete të tjera. Plus që kemi edhe prodhues të tjerë vaksinash që janë në fazat e fundit”, tha Dr. Brataj.

Sipas tij, nuk ka vend për t’ju trembur vaksinimit.

“Vaksina e jep efektin pas javës së parë të dozës së dytë. Efektet anësore janë të përbashkëta për të gjitha vaksinat. Ka pasur dhimbje koke, lodhje, temperaturë, dhimbje në vendin e vaksinimit por këto janë të gjitha efekte që jepen nga të gjitha vaksinat. E rëndësishme është që janë edhe të përkohshme. Vaksina ndaj bëhet, për të zgjuar imunitetin”, tha ai.

Për të, fundi i pandenimisë në Shqipëri lidhet me fundin në të gjithë botën.

“Përfundimisht do të hiqet vetëm kur do të bëhet imunizimi i tufës, pra 60-70%. Fundi i pandemisë nuk është i lidhur me vendin tonë por me të gjithë botën. Vaksina vërtet është fillimi i fundit të pandemisë por sa ka filluar. Do të durojmë edhe disa muaj të tjerë”, tha Dr. Brataj.

Sipas tij, ato që tashmë po bëhen përhapës të virusit janë moshat e reja.

“Duhet pasur shumë kujdes. Adoleshenca e merr në qafë familjen”, theksoi ai. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts