Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

SQARIMI/ Dr. Silva Bino: Kur flet pa dije, ja vërteta e testeve në Shqipëri

Dr. Silva Bino, ka bërë një përpjekje profesionale për të sqaruar opinionin, e sidomos atë pjesë që inspirohet politikisht në kritika apo deri dhe akuza, në lidhje më të vërtetën e testeve.

Shefe e Epidemiologjisë dhe Kontrollit të sëmundjeve Infektive në Institutit e Shëndetit Publik, një ndër zërat më të njohur të fushës, thotë në fillim të një statusi se “shumë njerëz flasin për testim pa e ditur se ai lidhet me hetimin dhe gjurmimin epidemiologjik pa e kryer kurrë atë dhe pa i ditur sfidat që ai paraqet”.

“Shumica flasin pa e ditur çfarë është dhe si kryhet ai sidomos në vende si tonat. Për fat të mirë Shqipëria ka një eksperiencë në këtë fushë dhe ka akoma epidemiologë të terrenit të cilët kohët e fundit janë pajisur edhe me aftësi të mira analitike dhe e marrin seriozisht këtë punë.  Shumë shpërthime lokale të COVID-19 janë zbuluar dhe frenuar falë kësaj pune të epidemiologëve tanë të terrenit. Nuk kemi pasur kohe t’i paraqesim e përshkruajmë por do të bëhet dhe kjo jo vetëm në mediat tona por në artikuj dhe prezantime edhe ndërkombëtare”, shkruan specialistja e njohu, që më pas e konccizon sqarimin e saj në disa pika:

“1. Qysh në janar dhe fillim të shkurtit në Shqipëri janë gjurmuar rastet dhe kontaktet e tyre për personat që ktheheshin nga Kina apo kishin lidhje me vendet e prekura atje.

2.Qysh në fillimet e epidemisë në Itali janë gjurmuar raste të dyshuara për persona që ktheheshin nga Italia dhe kontaktet e tyre. Edhe në rastet e testimit negativ karantina nuk është ndërprerë.

  1. Më pas u gjurmuan dhe gjurmohen dhe testohen rastet dhe kontaktet e tyre jo vetëm të ngushta por edhe të brezit të dytë e deri të brezit të tretë. Megjithë vështirësitë që hasin në terren epidemiologët tanë të terrenit po punojnë çdo ditë pa reshtur, pa u lodhur, pa u ankuar shtëpi më shtëpi e rrugë më rrugë.
  2. Çdo ditë deri në 12 -2  të natës bëhet bilanci i gjurmimeve, kontrolli i izolimeve dhe karantinës dhe çfarë do të kryhet në të nesërmen në bashkëpunim me epidemiologët e ISHP.
  3. Kush ka dyshime që kjo punë nuk është kryer apo nuk bëhet është i lutur të vijë këtu e të punojë bashkë me ne dhe epidemiologët e terrenit  në çdo shtëpi për të kapur sa më herët rastet e dyshuara por edhe asimptomatikët i mirëpresim të gjithë pasi kritikat më të mira janë ato që bëhen në terren dhe jo ex katedra nga shtëpia apo televizori.
  4. Sëmundja ka shumë të panjohura akoma por vetëm duke analizuar të dhënat tona dhe mësuar prej tyre dhe duke mësuar nga vende me eksperienca shumë të mira do të mundemi të veprojmë si duhet edhe në të ardhmen”, shkruan doktorëshe Bino, që rezvervon dhe një pikë të fundit – 7, duke sfiduar kritikët, sidomos ata nga mjekësia, që të veshin bluzën e bardhë e të vijnë vetë në terren për t’i parë gjërat nga afër.

“Për ata që studiojnë sëmundjet infektive është një shans të vijnë e të punojnë ne terren pasi këtu vlerësohen dijet e mësuara dhe aplikohet epidemiologjia e vërtetë. Një falënderim për të gjithë ju që punoni e drejtoni çdo ditë punën në terren Abikela, Rexhep, Linda, Moza, Nila,Mite, Marjeta, Merita, Goni, Adela, Sander, Moza, Shpëtim, Dhurata, Eris, Ervin,  Denisa, Qazim, David, Arenc, Milto, Artan, Erleta, Jeta, Dashuri,Fatjon, Muharem, Irena, Enkela, Tetem, Luiza, Alma, Gledjon, Berti, Afrim,  Urim dhe Zylfi e të gjithë skuadrave tuaja”, shkruan Dr. Silva Bino. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com