Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Dr. Kalo rrëzon mort-tezën e opozitës: e pamundur fshehja e vdekjeve COVID

Mjeku i njohur epidemiolog, Dr. Tritan Kalo, anëtar i Komitetit Teknik, i është rikthyer çështjes së debatueshme të “fshehjes së vdekjeve”, një tezë e hedhur nga opozita ditë më parë, e cila shkaktoi një tjetër gurgule politike.

Për Dr. Kalon, kjo është thjesht e pamundur.

 “Në një pacient me COVID, jo gjithmonë sëmundja bazë është shkaku i vdekjes, por janë edhe ndërlikimet që vijnë në terrene në të cilën i sëmuri është shtruar në spital. Kemi të sëmurë me dëmtime të tjera dhe në terren të këtyre të sëmurëve zhvillohen edhe problematika që lidhen me sëmundjen bazë.

Kanë ndërruar jetë të sëmurë me sëmundje malinje të gjakut. Të sëmurët që kanë probleme me dializën, dëmtimet që ndodhin jo gjithmonë janë fatale të lidhura direkt me COVID, por janë agravime të situatave. Këto janë të reflektuara në kartelën e të sëmurit. Populli ta ketë të qartë që nuk ka ndryshim diagnoze ose ndryshim i shkakut të vdekjes. Problematikat që krijohen artificialisht krijojnë një tymnajë dhe një ndarje mes besimit të popullit dhe punës së madhe që bëjnë mjekët”, tha Dr. Kalo. 

 Ai vijoi më tej duke arsyetuar se “sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi, janë zyrat e gjendjes civile që e saktësojnë, mjekët e familjes apo ato rajonalë”.  

“Në këto raste nuk bëhet asnjë ndërhyrje, ose të krijohet një artificë si në lidhje me diagnozën e pranimit, të evolumit dhe vdekje. Pra në këtë rast nuk ka asnjë lloj falsifikim ose ndryshim. Është e pamundur. Problemi është kush është shkaku parësor dhe dytësor”, ishte ajo çfarë tha Dr. Kalo.

Ndërkohë kujtojmë se opozita, në artikulimin e akuzës së saj, e përballur me kundërshtitë e bluzave të bardha, apo thënë ndryshe emrave me integritet të “vijës së parë të zjarrit”, thoshte se ajo nuk akuzon mjekët por qeverinë. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts