Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Dr.Çomo, rrëfim me përlotje: kur dhe mjekë s’e besojnë COVID-in e të jesh lajmëtare vdekjesh

Shefja e Infekitivit, Dr. Najada Çomo, tha në Open se dhe ndër kolegë mjekë ka patur asish që s’e kanë besuar COVID-in.

“Ka pasur shumë njerëz skeptikë që Covid-i nuk është i vërtetë. Unë e kam parë këtë edhe brenda QSUT-së. Një pjesë se kanë besuar, nëse se beson personeli mjekësor, ti mos e pretendo te popullata”, u shpreh Dr. Çomo.

Sa i përket hapjes, ajo tha se duhej, porse ndërgjegjësimi i publikut nuk që ai duhej të ishte.

“Lidhur me strategjinë unë duke qenë pjesë e kësaj strategjie nuk jam aspak kundra. Ne ishim 20 raste kur kemi bërë hapjen. 20 nuk është reale, sepse ka më shumë raste se aq. Ishte e pritshme shtimi i rasteve, harresa që njerëzit mendojnë se iku virusi. Unë jam këtu për të thënë që virusi është një realitet dhe është mes nesh”, tha shefja e Infektivit.

Ajo veçoi si aspektin më të vështirë të këtyre muajve në Infektiv, faktin se duhej të ishte ajo lajmëtarja e vdekjeve te të afërmit e atyre që ndërronin jetë.

“Ishte shumë e vështirë të njoftoje familjarët për pacientët që humbnin jetën. Nuk kishte një moment më të vështirë sesa të merrja dikë që se njeh në telefon dhe t’i thuash që i afërmi yt ka vdekur. Unë i kam dhënë të gjitha njoftimet. Ishte shumë e vështirë”, tha Dr.Çomo duke u përlotur.

Ajo tha se vendosi të dalë në media e të fliste pas muajsh në shërbim të të sëmurëve, pasi këtë e kërkonte situata.

“I nderuar popull ruaje veten nga ky lloj virusi i cili nuk zgjedh kë do të prekë. Ne jemi aty për të shërbyer, por kur të shikojmë që njerëzit janë neglizhues, mosbesues ne do të dëshpërohemi, pavarësisht se punën do e bëjmë. Unë se kam ndërmend të dorëzohem. Në fund të fundit detyra e një mjeku është të ndihmojë dhe t’u shërbejë të sëmurëve. Mospërfillja e tyre ne na trishton dhe na jep ndjesinë se kjo situatë nuk ka për të përfunduar kurrë”, përfundoi Dr. Çomo. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts