728 x 90 Leaderboard

Dossier / Kur leva e hekurit ishte instrumenti politik më efikas

Leva në kokën e Edi Ramës nuk ishte as e para e as e fundit por ajo ishte më e bujshmja dhe që shkaktoi më shumë reaksion, në prag të vitit turbulent 1997 ku pas protestave të mëdha popullore, shteti ra si me komandë dhe “mbreti” i Shqipërisë u bë madhëria e tij kaosi, edhe pse në Tiranë u rikthye i ndjeri Leka Zogu.

Kjo ngjarje rierdhi dhe u rifut në debatin politik pas një interviste të Kryeministrit Edi Rama në televizionin Italian La 7 dhe një deklarate të ish Kryeministrit Sali Berisha se kemi të bëjmë me krim pasioni.

Po çndodhi në janari e vitit  1997 në një rrugë kryesore të kryeqytetit kur Edi Rama, atëherë një intelektual aktiv në publiçistikë dhe bashkë me disa intelektualë të tjerë përgatitjen një peticion ku kërkohej largimi i qeverisë së drejtuar nga Aleksandër Meksi.

Në orët e natës, ndërsa po shkonte në banesën e tij, një person trupmadh i pajisur me një levë hekuri e qëllon në mes të kokës duke e lënë të rrëzuar në tokë. Ashtu i larë në gjak, Edi Rama para se të shkonte në spital ndaloi në një studio fotografile ku dokumentoi në celluloid imazhin që tronditi shoqërinë shqiptare dhe nxiti edhe më shumë reagimin intelektual dhe qytetar ndaj një qeverisje që ishte kthyer në një regjim. Një frakturë e rëndë në kokë do të ishte diagnoza e mjekut, i cili i that ë afërmve të Edi Ramës se vetëm falë fizikut të tij ka arritur të shpëtonte. Fatos Lubonja, atëherë miku i ngushtë i kryeministrit actual, i ka qëndruar te koka duke qarë me ngazhërim, së bashku me të ëmën e Edi Ramës, Anetës. Goditja në kokë ishte sulmi fatal, pas një sërë të tjerash që ishin bërë të përditshmje nga njerëz vegla të pushtetit, ndaj intelektualit anti Berishë. Pas sulmit, Edi rama, emigroi në Francë për tu kthyer vetëm një vit e gjysëm më vonë kur pas funeralit të të atit, u ftua nga Fatos Nano të bëhej Ministër i Kulturës. Policia dhe Prokuroria e kohës nuk hapi asnjë dosje për ngjarjen dhe askush nuk u dënua. Madje nuk pati as distancim e as prononcim si nga qeveria e atëhershme ashtu dhe nga media shtetërore që kontrollohej nga kupola e Partisë Demokratike.

Por leva ndaj Edi Ramës nuk ishte e vetme, ajo përdorej kudo dhe kurdo ndaj kundërshtarëve që tregoheshin të ashpër ndaj qeverisjes së Presidentit të atëhershëm Sali Berisha. Skema ishte thuajse e njëjtë, sikur ishin trajnuar me mjeshtëri nga zanatçinjtë e territ.

Gjergj Zefi, në atë kohë ishte gazetar i një periodike mjaft kritike “Lajmëtari” që botohej në Shkodër dhe një nga drejtuesit e partisë Aleanca Demokratike. Zefi do të goditej dy herë me levë në kokë, duke i shkaktuar fraktura të rënda. E nëjta skemë si në rastin e Ramës: natën, pranë shtëpisë dhe goditje në mes të kokës. Sulmet pranë banesës ishin një mesazh i egër ku në mes ishte dhe familja. Një paralajmërim i tmerrshëm.   Asnjëherë, askush as nuk u hetua e as nuk u dënua.

Ndre Legisi, drejtues i Partisë Socialiste me një qëndrim të fortë opozitar ndaj qeverisjës së atëhershme të Berishës. Me një të kaluar familjare e persekutuar nga regjimi komunist dhe me origjinë nga veriu përbënte një besueshmëri në atë kohë në opozitën e fortë ndaj Berishës dhe establishmentit të PD-së. U godit me levë pas koke, duke shkuar në shtëpi, natën nga prapa duke e lënë shakull në vend, ku vetëm kalimtarët e kanë dërguar në spital. Do të qëndronte disa ditë për të rimarrë vetem, por plaga i shkaktoi një hematomë të rëndë. Askush nuk u hetua, apo u dënua.

Në fillim të parkut Rinia kur ishte i populluar me kioska, ndodhej një bar ku mblidheshin gazetarët dhe opozitarët e asaj kohe. Në local ndodheshin drejtuesit e Aleancës Demokratike Neritan Ceka dhe Preç Zogaj. Katër persona trupmëdhenj dhe të veshur me xhupa të zinj, hynë Brenda dhe dhunojnë fizikisht Cekën e Zogajn duke i goditur në kokë. Askush nuk u dënua.

Në zgjedhjet e 26 majit 1996, kryetari i Partisë Socialiste të Bulqizës, rrihet për vdekje dhe hidhet në kanal. Më pas largohet nga vendi për të mos u kthyer.

Por vesi del me shpirtin thonë. Me kalimin e viteve, me hyrjen në NATO dhe ntegrimin në BE, leva nuk u harrua. Ajo cilësohet si një mjet evektiv politik.

Në zgjedhjet e fundit të 23 qershorit, u dhunua barbarisht kndidati i Frymës së Re Demokratike, në Roskovec Mithat Hoxha. Por nuk duhet harruar, pikërisht në Roskovec, në vitin 2009 është vrarë pranë banesës së tij deputeti socialist, Fatmir Xhindi. Por ende nuk është kapur apo dënuar askush… .(teshesi.com)

Related posts