728 x 90 Leaderboard

Dosja e trukimeve për Skënderbeun, klubi e merr me të qetë: u dënuam vetëm për dyshime

UEFA publikoi të premten dosjen e Skënderbeut, i cili është ndëshkuar për një vit që të mos luajë në Ligën e Kampioneve, për shkak të trukimit të ndeshjeve.

Dhe dosja ka përmbajtur pikërisht aferën e trukimeve, ku llogariten 50 sosh që kur Skënderbeu, nga pozita e rënies nga kategoria nisi të pretendojë për titull, kjo brenda dy sezonesh.

Dosja  përmendte dhe emrin e ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, si i implikuar në këtë  aferë. Por ky i fundit hodhi poshtë akuzat duke thënë se Skënderbeun e kishte ndjekur vetëm si tifoz.

Po ashtu, disa orë pas publikimit të dosjes, ka reaguar edhe klubi korçar. Sipas tij, dosja e publikuar nuk është marrë në konsideratë në vendimin final të Aribtrazhit, ku Skënderbeu, ndëshkimin për një vit jashtë Champions-it e ka për dyshime trukimi e jo trukime reale. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts