POZICIONIMI/ Doris Pack: më tremb ideja kufijve të rinj mes Kosovës e Serbisë

Rajoni i Ballkanit Perëndimor është në një situatë shumë të rrezikshme. Njoftimet në lidhje me një marrëveshje të mundshme me kufinj të rinj mes Kosovës dhe Serbisë mund të krijojnë një precedent shumë të rrezikshëm dhe që kërcënon të na kthejë në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar – paralajmëroi Doris Pack, eurodeputetja e njohur gjermane dhe anëtar e Këshillit Drejtues të Partisë Popullore Europiane (EPP).

Në një intervistë për Dnevni avaz, ajo nuk e fshehu se ishte shumë i shqetësuar, sidomos për faktin se një zgjidhje e tillë po merr mbështetje nga ana e shteteve evropiane dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian.

“Nuk e kuptoj se pse Komisioni Evropian e kundërshton fuqishëm këtë. Ne të gjithë e dimë se çfarë do të ndodhë nëse ky model do të realizohet. Mendoj se është jashtëzakonisht e papërgjegjshme që nuk ka reagime të tilla nga Brukseli. Unë kam qenë në rajon që nga viti 1989 dhe e di çfarë do të thotë kjo. Nëse do të realizohet një marrëveshje mbi kufij të rinj në Ballkan, objektivi menjëherë do të jetë Bosnja, Maqedonia dhe besoj…”, deklaroi Pack.

“Ne në BE duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mos shkatërrojmë të gjitha arritjet pas një situatë të çmendur në vitet nëntëdhjetë në Ballkan. Natyrisht, çështja e Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhet. Por ajo që ne tani shohim nuk është aspak një zgjidhje”, shtoi Pack.

Megjithatë, ajon tha se shpreson që administrata, në të dyja anët e Atlantikut, dhe të gjejnë një mënyrë për të parandaluar një skenar të tillë. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts