Dorëheqja e Haradinajt, Kadri Veseli: gati për zgjedhje të parakohshme

Edhe kreu i LDK-së, njëherësh kryetar dhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, paralajmëroi zgjedhje të parakohshme, diktuar kjo nga dorëheqja e Haradinajt si kryeministër.

“Janë të pashmangshme”, tha Veseli i sapokthyer nga një vizitë në SHBA.

“Vendimi i ish-kryeministrit për dorëheqje është vendim personal dhe si të tillë e kemi pranuar, pavarësisht që për këtë nuk kemi pasur asnjë njoftim ose konsultë paraprake. Tashmë, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje, kurdo që caktohen ato”, theksoi Kadri Veseli.

Ai komentoi dhe thirrjen e Haradinajt nga Specialja, përfshirë dhe atë të ish-zëdhënësit Krasniqi, ku si ish-eksponent i UÇK-së tha se ajo ishte një luftë tërësisht e pastërt.

“Besimi ynë në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i palëkundur, ashtu si edhe bindja jonë se ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhë edhe në fund të kësaj sfide”, u shpreh kryeparlamentari kosovar. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts