Dopingu merr në qafë Rusinë: shteti i Putinit, jashtë Olimpiadës Dimërore

Rusia nuk do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike të dimrit. Ky ka qenë vendimi i marrë nga autoritetet zyrtare, Komiteti Olimpik, të cilët vendosën të mos e tolerojnë këtë shtet, për shkak të rasteve masive të dopingut, që u konstatuan tek sportistët rusë.

Në këtë mënyrë, në Lojrat Dimërore të shkurtit, flamuri rus nuk do të valëvitet. Komiteti Olimpik ka vendosur vetëm një lëshim të vogël, sipas të cilit, sportistët rusë që kanë dalë “të pastër” nga dopingu, të lejohen të marrin pjesë si individë neutralë, pra që nuk përfaqësojnë vendin e tyre.

Moslejimi i ngritjes së flamurit dhe moskëndimi i himnit rus, janë quajtur fyerje për Federatën ruse, e cila pritet të shpallë bojkotin nga këto Lojëra Olimpike. /tesheshi.com/