Dollari pëson rritjen më të madhe në 40 vjet, euro bie drastikisht

Dollari amerikan ka forcuar ndjeshëm pozitat e tij në tregun e valutës botërore. Monedha e gjelbër amerikane ka pësuar rritjen më të madhe në 40 vitet e fundit, sipas Citibank. Gjatë 8 muajve të shkuar, dollari u forcua fuqishëm kundrejt monedhave të tjera në tregun valutor.

Sipas “Bank of America Merrill Lynch”, prej nisjes së vitit 2015, dollari është rritur me 14%.

Pse ka ndodhur kjo rritje? Rritja e dollarit ka ardhur si rezultat i forcimit të ekonomisë amerikane, kundrejt ekonomisë së vendeve të tjera. Europa është duke miratuar një program të ri stimulues për ringritjen ekonomike, ndërsa Japonia po përdor stimuj të tjerë përsëri për përmirësimin e kushteve ekonomike.

Rritja e monedhës amerikane kushtëzohet nga rritja e çmimit të gazit dhe tregëtisë amerikane jashtë vendit. Shumë korporata të mëdha si Coke dhe Beoing kanë paralajmëruar se fuqizimi i dollarit po dëmton ecurinë e tyre veçanërisht në vendet e kontinentit Europian.

Rënia e madhe e euros. Një euro tani këmbehet me 1.05$ dhe ky është çmimi më i ulët i euros që prej vitit 2003. Ky kurs i këmbimit ishte e pamendueshëm vetëm pak vite më parë, kur një euro, ishte me vlerë 1.37$ dhe disa parashikonin se euro mund edhe të zëvendësonte dollarin si monedhë globale.

Sipas raportit të Goldman Statch, pritet që euro të bjerë dhe të zhvlerësohet edhe më tej gjatë sezonit të pushimeve. Parashikohet që ajo të blihet më pak se 1 dollar. Goldman Statch parashikon që deri në vitin 2017 euro të këmbehet me 80 cent.

Mendohet që kjo rritje e menjëhershme e euros të mos përfundojë shpejt, por të vijojë.

“Shpejtësia ka rëndësi. Çfarë do ta ndalojë dollarin të vijojë rritjen?”,- thotë Steven Englander, drejtori menaxhues i strategjive ekonomike në Citi./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts