728 x 90 Leaderboard

DOKUMENTI/ Srebrenicë 1942: muslimanët shpëtojnë jetën e 3,500 serbëve nga masakrat e ustashëve

Në vijim të përkujtimit të 23-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, ku në pak ditë, forcat serbe vranë afro 8 mijë civilë muslimanë të Bosnjes, ka dalë një fakt akoma dhe më denoncues ndaj serbëve, jo në planin penal por atë etik.

Siç ka rezultuar nga një dokument i publikuar së fundi, kanë qenë muslimanët e Srebrenicës ata të cilët gjatë Luftës së Dytë Botërore ka bërë të mundur shpëtimin e jetës së 3, 500 serbëve, planifikuar për t’u ekzekutuar nga forcat ustashe – kroatë kolaboracionistë.

Bëhet fjalë për vitin 1992, kur trupat ustashe të Legjionit të Zi, me kalimin e tyre në zonat e Bosnjës lindore kishin filluan terrorin e organizuar kundër popullsisë të nacionalitetit serb. Një kontigjrnt prej qindra civilësh serbë, burra, gra dhe fëmijë u mbyllën në kasolle dhe u bënë gati për t’u vrarë, shpjegon dokumenti i publikar nga media boshnjake, por në sajë të fqinjëve muslimanë ata shpëtuan.

Historianët që publikuan dokumentin, thanë se edhe në verën e vitit 1941, në festën ortodokse të Vidovdanit, kroatët arrestuan shumë figura serbe të Srebrenicës, por që më pas u lirua me ndërhyrjen e popullatës lokale boshnjake, të cilat nuk lejuan ndëshkimin e fqinjëve të tyre.

Një ditë më parë, kreu i Kishës Ortodokse malazeze, Mitropiloti Mihailo, e quajti masakrën e serbëve mbi boshnjakët muslimanë të Srebrenicës, si akt “të pabesësh”. /tesheshi.com/  

 

Related posts