Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

DOKUMENTI/ Si u nxorr Enveri nga Piramida dhe ideja e një shtëpie muze për diktatorin

Ishte viti 1991, gusht. Partia e Punës kishte pak javë që e kishte ndërruar emrin e saj në Partia Socialiste e Shqipërisë.  Muzeu kushtuar diktatorit  Enver Hoxha, njohur gjerësisht sot si “Piramida”. kishte kaluar automatikisht nga objekt me varësi nga Komiteti Qendror të PPSH-së nën varësinë e Partisë Socialiste menjëherë me ndërrimin e sistemit.

Por objekti  sipas ligjeve të kohës nuk mund t’i lihej më nën administrim një partie por duhej të kalonte si pronë shtetërore.

Ministria e Kulturës dhe saktësisht ministri në këtë periudhë Preç Zogaj, kishte kërkuar që ky objekt t’i kalohej dikasterit të tij dhe të ndërronte krejtësisht destinacionin, nga muze për Enver Hoxhën në një Qendër Ndërkombëtare të Kulturës, ku do të gëlonin aktivitete të shumta artistike dhe ekonomike siç ndodhi në të vërtetë më vonë, madje duke marrë dhe emrin “Pjetër Arbnori”.

Dokumenti që zyrtarizoi këtë nismë është pikërisht vendimi  i Këshillit të Minsitrave nr.286 i datës 8 gusht 1991 “për krijimin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës”.

Në këtë vendim  shkruhet: “me propozimin e Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sporteve, Këshilli i Ministrave vendosi:

1.Muzeu “Enver Hoxha” të kalojë nën varësi të Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sporteve dhe të krijohet Qendra Ndërkombëtare e Kulturës (QNK)  në Tiranë, e cila të ushtrojë me vetfinancim veprimtarinë e saj në godinën e muzeut.

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës të ketë si objekt veprimtarie përhapjen e kulturës përparimtare botërore dhe të kulturës tonë kombëtare. Për këtë ajo vë në dispopzicion të personave juridikë vendas e të huaj mjediset e saj kundrejt shpërblimit, ushtron veprimtari ekonomike e tregtare, në lekë e valutë, duke prodhuar ose shitur videokaseta, kartolina albume e mallra të tjera me karakter artistik e kulturor, ushtron veprimtari eksport-importi, kryen shërbime, si shtypshkrime e fotokopjime si dhe shërbime të ndryshme tregtare brenda e rreth mjedisit të saj deri në kufijtë rrugorë.

Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sporteve t’i kalojnë të gjithë treguesit ekonomiko financiarë të miratuar në planin e vitit 1991 për muzeun “Enver Hoxha” si dhe godina e Muzeut, së bashku me pajisjet, kurse objektet muzeore të vendosen e të ruhen prej saj në një godinë të përshtatshme, gjersa kjo ministri të studiojë mundësinë e hapjes së një shtëpie muze të Enver Hoxhës.

3.Godina e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës të ruhet si objekt i rëndësisë së veçantë, derisa të fillojë veprimtaria e plotë e kësaj qendre.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryetar i Këshillit të Ministrave

Ylli Bufi

Pra, siç mund të shihet, për Enverin është ideuar një shtëpi muze, porse kjo nuk ndodhi kurrë. Vendimi është marrë në përiudhën e qeverisë së stabilitetit, e cila do rrëzohej muaj më vonë pas largimit të PD-së. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts