DOKUMENTI: Peticioni “dhjetorist” i dalë nga Akademia e Arteve që çoi në lirimin e të burgosurve politikë

Pothuajse 28 vjet më parë, Shqipëria po jetonte një shpërthim të protestave e tubimeve masive studentore, të nisura në Qytetin Studenti. Në fillim ishin ekonomike, e në pak ditë, madje dhe orë, u shndërruan sakaq në politike. Kjo pasi gjithçka po zhvillohej në kontekst të një ndikimi nga ndryshimet politike në vendet e tjera të Lindjes, ku regjimet komuniste po tronditeshin nga reagimet popullore.

Kërkesat politike çuan në shpalljen e pluralizimit, e më pas në themelimin e PD-së si parti e parë opozitare anti-komuniste. Por për një vit, zhvillimet do ishin shumë të ethshme dhe, aksionet anti-regjim zhvilloheshin në dy fronte: në Qytetin Studenti dhe Akademinë e Arteve. E para ishte më populiste, e dyta më intelektuale. Mes tyre pati pikëtakime, siç qe figura dhe roli i Blendi Gonxhes, i cili bënte protagonistin sa te njëra hapësira e sa të tjera, por dhe pikëndarje, të simbolizuara nga dy figura që dhe sot janë përballë njëri-tjetrit si rivalë të përjetshëm, Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Një prej pikave ku ata u ndanë ishte statusi i të përndjekurve politikë. Në fillimet e saj, PD nuk i kishte në axhendë, ndoshta dhe nga papjekuria politike apo faktorë të tjerë. Ndaj ndodhi që artikulimi i dramës së tyre të ndodhte gati një vit më vonë dhe pikërisht te Akademia e Arteve, atje ku zërat kryesorë anti-regjim ishin Edi Rama dhe i ndjeri Ardian Klosi, që të dy “bij kundër etërve”, siç Berisha i veçoi me këtë percaktor politik një ditë më parë duke përkujtuar 8 Dhjetorin, në kontekstin e një vlerësimi pozitiv, por jo duke patur parasysh këtë dyshe, të cilën e pati gjithnjë si kundërshtare të politikave të tij.

Në prej tubimeve të zhvilluara më 11 janar 1991 në Akademinë e Arteve, ose ndryshe në një Refleksion – siç quheshin në atë kohë – u dol me një peticion me katër kërkesa, të gjitha politike. Dhe mes tyre ishte dhe ajo për lirimin e të burgosurve politikë.

Tiranë, më 11 janar 1991

Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë

Sot, më 11.1.1991 në sallën e Institutit të Lartë të Arteve u mbolëdhën student, pedagogë, intelektualë, punëtorë, qytetarë të Tiranës. Qëllimi i këtij tubimi ishte të reflektohej mbi të kaluarën, të sotmen, dhe të ardhmen e vendit tonë jashtë interesave të ngushta partiake.

Nga debati i zhvilluar, të gjithë njëzëri vendosëm t’ju dërgojmë juve peticionin e mëposhtëm me këto kërkesa:

1.Të shtyhen zgjedhjet e 10 shkurtit

2.Të zhvleftësohet ligji elektoral në fuqi

3.Të shikohet në dritën e fakteve, të gabimeve të rënda që janë kryer në të kaluarën dhe të gjendjes së rëndë ku ka mbërritur vendi ynë, figura e Enver Hoxhës.

4.Të lirohen të gjithë të burgosurit e opinionit dhe t’u jepet atyre pafajësia që u takon.

 Kërkojmë që për këtë çështje të marrim pa ngurim dhe drejtpërdrjet përgjigje nga përfaqësuesit tuaj.

Dhe siç dihet, pak muaj më vonë do niste dhe boshatisja e burgjeve nga të dënuarit politikë. Pra, kjo ndodhi në ’91-shin, një vit pasi regjimi kishte hyrë në erën e pluralizmit politik. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts