DOKUMENTI/Kur komunistët urdhëronin kthimin e Kishës së Laçit në zonë ushtarake: t’u pritet rruga pelegrinëve!

Njihej nën komunizëm fenomeni i ndjekjes në fshehtësi i riteve fetare, nga pjesëtarë të të gjitha besimeve. Kishte prej atyre që u dorëzuan nga presioni komunist, por dhe prej atyre që gjetën mënyra për ta sfiduar atë vijuar ritet.

Ky fenomen ka përfshirë atë botë dhe të ashtuquajturën Kishë e Laçit, ose ndryshe e Shnanout, ku çdo qershor realizohet një peligrinazh masiv aty prej besimtarësh katolikë të zonave të veriut.

Një dokumenti i vitit1973 zbulon se regjimi ishte i ndërgjegjshëm për këtë që ndodhte, sidomos me vend kulti, ndaj dhe diskutonte masat që duhej të merreshin për t’i frenuar njerëzit që të shkonin aty. Bëhet fjalë për 6 vjet pas mbylljes me ligj të çdo objekti kulti dhe shpalljen e Shqipërisë vend ateist.

Dokumenti ku flitet për këtë rast është nënshkruar nga Ramadan Xhangolli, Sekretar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratit Shqiptar. Xhangolli ia dërgon shkresën sektorit të edukimit në Komitetin Qendror të PPSH-së.

Në dokunent, urdhërrohet që zona e kishës të kthehet në zonë ushtarake, e ndërkohë të evidentoheshin të gjithë njerëzit që shkonin aty.

 

Ja ç’shkruan kuadri komunist në qarkoren e tij urdhëruese:

Tiranë, më 29/IV/1973

Komiteitt Qendror të PPSH-së

(Sektorit të edukimit)

“Në një bisedë që patëm me sekretarin e frontit të rrethit të Krujës, rezulton se akoma edhe sot, vazhdon të frekuentohet Kisha e Shnanout në Laç. Frekuentuesit janë kryesisht nga rrethet Lezhë, Durrës, Mat, Shkodër, Rrëshen, Pukë, dhe Tiranë (zona e Prezës). Me sa duket besimtarët i shpëtojnë kontrollit të masave. Me qëllim që të ndalohet frekuentimi i “vendit të shenjtë” mendojmë, që në pragun e 12 qershorit, festës së Shnanout, krahas punës bindëse, sqaruese e demaskuese për rastet e veçanta që duhet të bëjnë  organizatat e masave, ku simbas mendimit tonë duhet të merren dhe disa masa administrative:

  1. Zona e Shnanout të rikthehet në zonë ushtarake.
  2. Pavarësisht nga rikthimi në zonë ushtarake, shokët e Krujës duhet të organizojnë brigada të kontrollit të përditshëm, të cilat duhet të merren jo vetëm me punë bindëse e sqaruese me frekuentuesit, por edhe të bëjnë evidentimin e njerëzve që shkojnë atje me qëllim që të informohen rrethet dhe organizatat e frontit të fshatrave të tyre.
  3. Rastet e evidentimit të frekuentuesve para datës 12 qershor, t’u bëhen të njohura rretheve me qëllim që të merren masa parandaluese sipas specifikës së çdo rrethi.

Masat e mësipërme mendojmë t’u bëhen të njohura edhe rretheve që u përmendën më lart.

Sekretari i këshillit të përgjithshëm të FDSH, Ramadan Xhangolli. /tesheshi.com/

 

Related posts