DOKUMENTI/ Kriza e ’91 me ikjen e opozitës nga qeveria “Bufi”, Berisha: jo zgjedhje në dhjetor, kohë mbjelljesh në bujqësi!

Kriza e rëndë politike që po përjeton Shqipëria, është njëherësh një recidiv i atyre që nisin qëme erën demokratike. Pluraliteti klasik, i formësuar në mënyrën shqiptare, me personazhe pa kulturën minimale demokratike, ardhur nga një formim tipik komunist, solli e po sjell kolapse të njëpasnjëshme.

Ndër të parat që ajo me qeverinë e Ylli Bufit, pas rënies së asaj “Nano” në prill-maj të ’91-it. Kjo qeveri do çonte vendin në zgjedhje të parakohshme, por që dhe këto duhej të përshpejtoheshin, pasi tre ministra nga Partia Republikane vendosën të tërhiqen, duke iu bashkangjitur dhe kolegëve të PD-së .

Ç’prej atëherë u fut në përdorim ajo fraza se “qeverisë nuk mund t’i jepen ultimatime” – artikuluar nga Ylli Bufi, aq më tepër kur ishte fjala për një presion nga brenda e jo nga jashtë. Pra, kjo ishte ndër të parët “perla demokratike” në Shqipëri: ministrat i kërkojnë qeverisë që të mbajë përgjegjësi!

Ishte ky dhe akti i parë i një bojkoti politik, që aherë çoi dhe në skizmën e parë në PD.

Më pas, siç mund të lexohet në katër dokumenta arkivore, nis debati mbi datën e zgjedhjeve, pasi dhe aty ka mospajtueshmëri.

Dhe, veçon propozimi i Berishës për moszhvillimin e tyre në dhjetor, pasi siç argumenton, është muaj mbjelljesh në bujqësi e për pasojë, sipas tij, toka do mbetej pa farën e hedhur. Edhe pse kontestohet nga një prej ekspertëve të bujqësisë së kohës, Nexhmedin Dumani, Berisha këmbëngul se ai e di mirë këtë gjë.

Kreu demokrat propozon shkurtin, ndërkohë që është për 20 ditë fushatë e jo më tepër. /tesheshi.com/    

 

 

 

auto pjese dak

Related posts