Dokumentari/Rrëfimi i një snajperisti kurd në Siri: jam i detyruar të vras edhe fëmijë (video)

Producenti Robert Doski ka realizuar një film të shkurtër për snajperistin kurd Haron, i cili erdhi në qytetin e Kobanit në kufirin e pushtuar sirian për të luftuar kundër ISIS-it. Në dokumentarin “Snajperisti i Kobanit”, Haroni tregon për jetën e tij ditë pas dite.

“Kur i vras, i kontrolloj trupat e tyre. Natyrisht që po, viktimat më përndjekin në gjumin e ankthshëm të natës. Ndonjëherë ata janë fëmijë. Por unë duhet t’i vras ata para se ata të më vrasin mua”, thotë Haron.

Siç shprehet ai, të jesh një snajperist nuk është punë e lehtë, sepse kërkon “njohuri të mira matematike në mënyrë që të gjuash në mënyrë precize”.

“Haroni ishte i lumtur të tregonte historinë e tij, sepse kujtimet e përndjekin. Pjesa më e vështirë e regjistrimit është kur Haroni kontrollon trupat e njerëzve që ka vrarë. Ishte diçka e tensionuar”, thotë producenti Robert Doski.

“Gjërat nëpër të cilat kam kaluar nuk do t’ia dëshiroja askujt”, shprehet nga ana tjetër Haroni në film. /tesheshi.com/

Ndiqeni:

 

Related posts