728 x 90 Leaderboard

Dokumentar për Mirash Ivanajn: kush ishte kollosi i arsimit shqiptar që komunistët ia përdorën trupin për eksperimente

Mirash Ivanaj është një ndër figurat ende të pazbardhura plotësisht të historisë shqiptare. Personalitet i viteve ’30, njeriu që ndërrmori të parën reformë në arsimin në shtetin shqiptar në kohën e Zogut, do kishte një fund tragjik nën komunizëm. I ikur në Stamboll nga kundërshtia ndaj pushtimit fashist, megjithëse formimin shkollor dhe kulturor e kishte tërësisht italian, ai do kthehej pas lufte në Shqipëri me idealizmin që e karakterizonte, për të ringritur arsimin shqiptar.

Por, fakti se kish qenë ministër Arsimi kur Enver Hoxhës iu pre bursa në Francës, do e çonte atë pas hekurave për të bërë disa vite burg. Aty do ndërronte dhe jetë, 12 ditë para lirimit, më 22 shtator 1953, në moshën 62-vjeçare. Por ndryshe nga ata që nuk do ju rezervohej një varr, për Mirash Ivanajn ishte zgjedhur tjetër gjë: t’ja merrnin trupin për eksperimente.

Kështu thuhet në një dokumentar që gazetarja Admirina Peçi ka përgatitur për Ivanajn, e që do transmetohet mbrëmjen e së martës në A1 Report. 

“Në të vërtetë do të zhdukej pa lënë gjurmë, po të mos ishte  Novka, shërbëtorja e moshuar, që u kujdes me besnikëri gjithë jetën për të, ajo gruaja e ëmbël që shërbeu edhe si dodoja e mbesës së dashur Drita. Novka do t’i shkonte rregullisht ta vizitonte në burg, do ta ndiqte me dhimbje, pa mundur t’i ishte pranë në  ditët e agonisë në  spital dhe sidomos kur me tronditje do të merrte vesh lajmin se trupin e tij po e përdornin për eksperimente. Ajo do ta kërkonte më këmbëngulje trupin e pajetë të Mirash Ivanajt dhe vetëm pas shumë përpjekjesh kish mundur t’i detyrojë  njerëzit e komandës, që llokmat e trupit të profesorit t’i mbështillnin në një çarcaf, dhe ashtu pa arkivol t’i groposnin diku.

Novka e mbante mend vendin  dhe lajmëroi familjen e Nikolla Ivanajt, e cila me rastin e parë e zhvarrosi dhe me arkivol të rregullt e çoi tek varret e Sharrës…”, thuhet në dokumentarin e gazetares Peçi. /tesheshi.com/

 

Related posts